Dafina, shpirti i grupit

9 06 2009

 

Dafina, shpirti i grupit
Ja dhe këngëtarja çapkëne Dafina Zeqiri, e cila nga fotoja që ju servirim mund të kuptohet shumë mirë se është shpirti i grupit. Me dy gishta e ngritura lart dhe me gjuhën në pozicion përqeshës, këngëtarja bukuroshe duket se i ka lënë pas pozat sensuale dhe joshëse përpara shkrepjeve të aparatit dhe ka marrë në dorë “frenat” e festës dhe argëtimit. E veshur me një fustan të zi, i cili thyhet nga një shirit i gjelbër në mes, e shoqëruar nga miqtë e saj, Dafina ka festuar deri në orët e para të mëngjesit në një nga klubet e Prishtinës…




Valton Krasniqi: Si më kopjuan këngën maqedonasi dhe bullgarja

9 06 2009
Valton Krasniqi: Si më kopjuan këngën maqedonasi dhe bullgarja
Valton kemi dëgjuar që jenis hprehur se kënga jote më e fundit “Albanian Girl” është kopjuar. Mund të na sqarosh më në detaje? Për çfarë bëhët fjalë?
Po, kam informacione të sakta dhe më kanë siguruar që kënga ime “Albanian Girls” është kopjuar nga një këngëtar në gjuhën maqedonase. Po kështu kënduar edhe nga një këngëtare nga Bullgaria. Kjo ndodh sepse kënga “Albanian Girls” është bërë mjaft e transmetuar nëpër televizionet kosovare po kështu edhe në Shqipëri. Gjithashtu kënga transmetohet edhe në Ballkanika. Mendoj që ka qenë normale për ta të huazojnë këngën time.
Si u ndjeve kur e mësove këtë lajm?
Për mua është kënaqësi por jo e veçantë pasi në Shqipëri kam sjellë ritmin ‘regaton’. Kam qenë i pari për këtë dhe deri tani mendoj se këndoj mjaft origjinal. Mund të them se kënga ime ‘Le Lei” pati një sukses të madh dhe u transmetua nëpër televizionet europiane. Jam shumë krenar që përfaqësoj stilin europian me tekst dhe tinguj në shqip. Kjo më bën të jem krenar.
Keni reaguar lidhur me këtë?
Për momentin unë vetëm jam interesuar pasi çdo këngë e imja është e regjistruar në Zvicër Suissa dhe janë ata që do të kontrollojnë dhe verifikojnë çdo gjë.
E njëjta gjë ka ndodhur edhe pak kohë më parë me këngën “Lei Lei”. Ndoshta mbetemi në faktin që përmendët se duhet të kënaqeni në këtë pikë që këngët pëlqehen deri në atë pikë sa kopjohen?
Ai ka qenë një revolucion i vërtetë për mua. Nuk e kisha menduar asnjëherë që një ditë do të sillja një stil original që do më mbante shumë në sukses përderisa unë jam ende në tregun muzikor. Me këtë rast i falenderoj publikisht të gjithë ato fansa që kanë besuar tek unë, që më kanë vlerësuar dhe në një farë mënyre votuar. Unë jetoj me forcën e tyre dhe gjithmonë premtoj se do sjell këngëtë mira.
Cilët kanë qenë bashkëpunëtorët e ‘Albanian Girls’
Sapo kam përfunduar këtë singël dhe kënga ka qenë në bashkëpunim me Itune dhe produksionin europian Sonybmg në pesë versione: elektro house, hip-hop, oriental live version, original version të cilat do të shfaqen në website-in tim http://www.valton.ch.
Në klipet e tua ka shumë vajza të bukura që të qëndrojnë pranë. Vetë Valtoni është i dashuruar?
Për momentin jo. Kohën time më të madhe e kam investuar më tepër në punë. Mund të them që tani për tani kam simpati për dikë por po këmbejmë vetëm sms. (Qesh).’
Ndonjë surprizë për sezonin e verës?
Jam duke planifikuar një Koncert Openair në Tiranë dhe në Durrës në muajin Gusht apo Shtator.




Çmenduria e Eni Koçit pas fitimit të çmimit

9 06 2009
Çmenduria e Eni Koçit pas fitimit të çmimit
Tashmë pak nga pak po shpërthen edhe ajo në labirinthet e bukura që ofron muzika. Pak kohë më parë doli në stacionet muzikore klipi i saj i parë, i cili bëri për vete shumë shikues. Është fjala për Eni Koçin, motrën e këngëtares Greta Koçi, e cila edhe ajo ka dëshirë dhe pasion muzikën.
Çmimi
Në spektaklin, njëherësh edhe konkursin “Netët e Klipit Shqiptar”, Eni është rreshtuar bashkë me këngëtarët më të njohur duke konkurruar me klipin e saj të parë. Dhe menjëherë bëri për vete një prej çmimeve, e më konkretisht klipin më të mirë debutues “Shpresë kërkoj nga ti”. Është ndjerë shumë e lumtur për fitimin e këtij çmimi, ndërsa kritikët e kanë vlerësuar mjaft. Klipi i Enit ka qenë në paradën e klipeve më të mira nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, ku dhe vetë këngëtarja e re është ndjerë e përkëdhelur.
Çmenduria pas çmimit
Mbrëmja e madhe e ndarjes së çmimeve në “Netët e Klipit Shqiptar” i ka dhuruar shumë emocione, lumturi dhe kënaqësi Enit. Një ditë më pas, bashkë me familjen, ajo ka udhëtuar në Shirokë, ku ka kaluar disa momente relaksi atje. E ndërsa të gjithë po shijonin një kafe të qetë buzë liqenit, Eni çohet nga tavolina dhe vetëm pas pak momentesh ajo tërheq vëmendjen e të gjithëve, duke u futur në liqen me gjithë rroba e duke u larë për disa minuta me radhë. Ka shkaktuar shumë të qeshura, por njëherësh edhe shumë habi, ky gjest “çapkën” i Enit, që në fakt i ka bërë për vete të gjithë.
Eni është vetëm 14 vjeç dhe suksesi në muzikë në këtë moshë i ka lindur shumë herët. Ajo vazhdon studimet në Institutin Arsimor “Wilson”, në përfundim të klasës së shtatë. Këngën e ka nisur që në moshën 7-vjeçare dhe rezultatet e para i dha në moshën 10- vjeçare, ku fitoi çmimin e dytë në Festivalin Kombëtar për Fëmijë me këngën “Dhoma me Lodra”.
Pak muaj më parë, Eni ka marrë pjesë në koncertin e saj të parë para publikut shqiptar në Athinë të Greqisë.
Marrëdhënia me Gretën
Bashkë përveçse dy motra, janë si dy pika uji. Kalojnë shumë kohë bashkë dhe Greta shumë shpesh është shprehur se në shtëpi kanë një dhomë të tyren, e cila mund të quhet si shtëpi brenda shtëpisë. Flasin bashkë, këndojnë bashkë, zbaviten po bashkë. Greta po e ndihmon mjaft të motrën në vijimin e një karriere të gjatë muzikore, ashtu sikurse edhe ajo vetë e nisi pak vite më parë, duke u shndërruar tashmë në një yll muzikor. Greta dhe Eni, në mars të këtij viti kanë realizuar edhe një këngë bashkë, e cila titullohet: “Ne bëjmë dëm”. Xhirimet e klipit të këngës kanë përfunduar në 13 maj dhe klipi pritet të promovohet në të gjitha kanalet televizive muzikore shqiptare.




Anjeza me surpriza të reja

9 06 2009
Anjeza me surpriza të reja
Anjeza Shahini është duke xhiruar videoklipin, një prej këngëve më të mira të saj, të titulluar “Lot pendimi”. Gjithashtu mësohet se këngëtarja po punon për disa krijime të reja, të cilat më vonë mund të dalin si ‘single’. Sipas Anjezës, momentalisht është duke xhiruar një klip të një prej këngëve të albumit të saj, e cila është një ndër materialet më të mira muzikore që ka, por që nuk e ka publikuar ende. Klipi i këngës “Lot pendimi” po realizohet sërish nga “Max Produktion”. Kënga është kompozuar dhe orkestruar nga Adrian Hila, kurse tekstin e këngës e ka realizuar motra e Anjezës, Bela. Më 10 qershor, këngëtarja do të kandidojë ndër katër albumet më të mira të vitit në Akademinë “Kult”, që organizohet në Tiranë prej 5 vjetësh.




Dhe treshja simpatike tenton…

9 06 2009

Dhe treshja simpatike tenton…

Sapo kemi mësuar që Getoari, Tuna dhe Meda po bashkëpunojnë për të realizuar një këngë bashkë. Kënga pritet të dalë në verë dhe lajmi bëhet i ditur nga http://www.albaniac.com. Në fakt jemi mësuar që Getoarin ta shohim të bashkëpunojë me mjaft këngëtare simpatike, si për shembull Genta Ismajli, Soni Malaj, Elvana Gjata. Ajo që na ka habitur paksa, është emri i Medës. Gjithë produktet muzikore ku pjesëmarrës është Getoari, kanë rezultuar gjithmonë të suksesshme, ndërsa klipet kanë qenë gjithmonë të një lloji të veçantë që fansat i kanë bërë për vete. Të shohim se ç’do të na ofrojnë këngëtarët këtë herë. Ndërsa Tuna dhe Getoari janë mësuar me ritmin R&B dhe Hip-Hop, Meda është i njohur për këngët ‘folk’ dhe ‘tallava’.




Qiljeta e knaqur nga Flori !

9 06 2009
2494207781_2U bë shumë kohë tashmë që Çili, këngët e saj ia beson Florit. Është shumë e kënaqur me kompozimet që ai bën dhe komplimentet që ka marrë për materialet muzikore kanë qenë nga më të mirat. Edhe kënga e fundit “De Javu”, është një kompozim i Flori Mumajesit, i cili i ka ndenjur hap pas hapi edhe në xhirimet e klipit nën regjinë e Alexander. Tashmë, studios së Florit i drejtohen këngëtarët më në zë të muzikës shqiptare, por njëkohësisht ato që spikasin më shumë janë talentet e reja që vetë Flori zbulon .




Mir se Erdhet !!!

9 06 2009

Pershendetje Mir se Erdhet ne Blogun per ShowBizin Shqiptar

Do mundohem te ju informoj me më te rejat !





Hello world!

8 06 2009

Welcome to WordPress.com. This is your first post. Edit or delete it and start blogging!